MENU
klinika

Deklarata

Rama ‘josh’ mjekët: Do paguheni sa në Gjermani

19.02.2019 - 18:06

Gjatë një takimi me qytetarët, kryeministri Edi Rama dha një lajm të mirë për të gjithë mjekët e specializuar.

Kryeministri tha se të gjithë ata që specializohen dhe pranojnë të punojnë jashtë Tiranës do të paguhen njësoj siç paguhen mjekët në Gjermani.

“Ajo që ka ndodhur është që për arsye të çuditshme qeveria e mëparshme nga viti 2009 në vitin 2013 i ndërpreu të gjithë specializimet, pra nuk u bënë më specializime në mjekësi dhe 4 vjet u krijua një gropë. Kështu u krijua një vakum. Ne i rifilluam specializimet dhe në janar kanë filluar të dalin të parët sepse u bë cikli dhe shumë shpejt do të plotëshen me specalistë të gjitha spitalet.

Plus kësaj ne kemi vendosur edhe një shumë, një bonus për të gjithë specialistët që pranojnë të dalin nga Tirana, të punojnë jashtë Tiranës, që është i barabartë që do të merrnin me pagën po të punonin mjekë në Gjermani. Domethënë, është faktikisht 2 milion plus rrogën. Dhe kjo e ka ndihmuar, madje kemi edhe 10-12 raste që kanë ardhur mjekë nga jashtë për të punuar këtu, mjekë shqiptarë kuptohet. Pra kjo është një çështje e trashëguar, por do të rikuperohet shumë shpejt”, tha kryeministri.