MENU
klinika

Bashkëbisedimi

Rama në Pukë/ Qytetarët i kërkojnë Zahon për dhëndër

19.02.2019 - 15:18

Ditën e sotme kryeministri Rama organizoi një takim me qytetarët e Pukës, në kuadër të takimeve publike ‘Bashkia që duam’.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët nuk munguan as batutat. Një qytetare i tha kryeministrit se djalin e tij të vogël Zahon do ta bëjnë dhëndër Puke, por kryeministri tha se këtë nuk ja premton dot.

rama ne puke-konica.al

Qytetarja: Zahon do ta bëjmë dhëndër Puke se ti na do dhe na respekton.

Rama: Po të isha si politikanët e tjerë do thoja patjetër, por unë nuk jam si politikanët e tjerë dhe këtë nuk ta premtoj dot. Shaka, shaka por këtë nuk e premtoj dot.