MENU
klinika

Projekti '100 fshatrat'

Rama nga Berati: 100-milionë lekë për investitorët në agroturizëm

01.02.2019 - 16:20

Qeveria ka deklaruar nisjen e projektit 4-vjeçar ‘100 fshatrat’, me anë të së cilit synon mbështetjen e ekonomisë jobujqësore.

Pjesë e këtij projekti, veç shumë fshatrave të tjerë në territorin e Shqipërisë, kryeministri Rama ka veçuar ditën e sotme zonën Berat-Skrapar-Kuçovë, ku përfshihen fshatrat: Kozarë, Malas Breg, Roshnik, Qafë Dardhë, Kapinovë, Blezenckë.

Rama i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Bledi Cuçi ishte në fshatin Roshnik të Beratit në kuadër të projektit të lartpërmendur.

Gjatë takimit, kryeministri pohoi faktin se janë rreth 100 milionë lekë në depozitën e këtij projekti për të gjithë ata që kanë ide për të investuar në agroturizëm.

rama ne berat-konica.al

Sipas tij, kush investon në agroturizëm, garanton një ekonomi të qëndrueshme familjare.

“Kjo nuk është një histori që po e shkruajmë ne për herë të parë, pasi e kanë bërë edhe vende që e kanë agroturizimin një shtyllë të ekonomisë kombëtare.

Ne kemi disa fshatra këtu që janë pjesë e projektit ‘100 fshatrat’. Ajo që vlen të theksohet është se ne do bëjmë çmos që të përfshijmë edhe të rinjtë në këtë proces. Shtëpinë tënde duke e kthyer në një mekanizëm ekonomik. Janë 100 mln lekë për programin 100 fshtrat për të gjithë ata që kanë një ide dhe që duan të bëhen pjesë e këtij procesi.

Kush investon në argotizëm garanton një ekonomi të qëndrueshme familjare dhe nëse projekti zhvillohet krijohet edhe punësim për të tjerët. Financim për ata që kanë një ide për t’u zhvilluar”– tha Rama.