MENU
klinika

Postimi

Rama nis ditën me një urim të veçantë për Kosovën

17.02.2019 - 09:27

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim të veçantë.

Rama ka uruar sot ditëlindjen e shtetit të Kosovës, si edhe të gjithë shqiptarët.

”MIRËMËNGJES ? dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të diele të bukur të gjithëve”, shkruan Rama.

Urimi i kryeministrit vjen një ditë pas protestës së dhunshme në Tiranë, ku opozita rrethoi për 5 orë kryeminstrinë.

Nga ana tjetër po në rrjetet sociale, ditëlindjen e Kosovës e ka uruar dhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko.

“Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë…”, shkruan Majko.