MENU
klinika

VIDEO

Rama nis ditën me premtim: Do t’u ndryshojnë faqen…

12.02.2019 - 08:58

Ashtu sikurse çdo ditë edhe mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama e ka nisur ditën me publikimin e një videoje.

Videoja përmban pamje nga qendra të ndryshme shëndetësore, të cilat kanë pësuar transformim.

Ndërkohë kryeministri në mbishkrimin mbi video ka premtuar se brenda këtij mandati do jenë 300 kantiere që do ndryshojnë faqen e qendrave shëndetësore të Shqipërisë.

Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë që nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t’u ndryshojnë faqen brenda këtij mandati qendrave shëndetësore të Shqipërisë, duke i transformuar nga rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor, në pika shërbimi normal për qytetarët e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.