MENU
klinika

Ironizon kryeministri

Rama për Bashën: Vdiq për t’më taku

13.02.2019 - 19:44

Në takimin që pati me banorët e Rrëshenit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Aq shumë do të më takojë, sa i kërkon Zotit: aman, mos më le me e taku Ramën, se vdiqa me e taku”, ka thënë kryeministri Rama, duke bërë ironi me fjalimet e Bashës në Krujë.tha kryeministri

Në lidhje me protestën e 16 shkurtit, kreu i qeverisë u shpreh se i vjen keq për njerëzit që i shkojnë nga pas.

 

Rama ne Lezhe-konica.al

 

“Ajo që mua më krijon trishtim është ideja që ka ende njerëz të zakonshëm, që u shkojnë mbrapa atyre… si mund t’i shkosh pas Lulit. Mua me vjen keq realisht… një kryetar partie që thotë do bëjmë 3 qind lekë litrin e energjisë. Do thoni ju lapsus, po lapsus makina llogaritëse, lapsus kjo…Ta bëjmë dhe naftën 3 qind lekë kilovatin dhe ta mbyllim këtë punë”.

Një qytetar i kërkoi me shaka që mos e kandidojë më Ndrec Dedën për kryetar duke i thënë se: “duam të fitojmë edhe ne të djathtët ka një herë”. Ndërkaq, edhe kryeministri iu përgjigj me shaka duke i thënë se ata do vazhdojnë të qeshin me Lulin.

“Ti tani taksirat e ke, ne do qeshim pak me Lulin, se s’kemi ça bëjmë … ti e kupton vetë, aq shumë e ka përsërit atë 7 herë 7, sa po na bind edhe ne, si 42 si 49 njësoj është.

Por më e bukura është kur tha në Krujë… e tha “betohem para Sarisalltikut se nuk e takoj më Edi Ramën”, aq shumë do me më taku sa betohet atje… se njeri kur s’do me të taku nuk betohet, por betohet atje dhe i thotë Atij mos më le ta takoj se vdiqa me e taku” përfundoi Rama.