MENU
klinika

VIDEO

Rama publikon historinë e Valmirës, ç’bëri ajo pas specializimit në Francë

22.02.2019 - 08:50

Tashmë është bërë traditë që kryeministri të nisë ditën me një urim për mëngjesin, të cilin ua drejton të gjithë shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar historinë e Valmirës, kirurgia e kthyer nga Franca për të punuar në Tiranë.

Rama shkruan se kirurgia ka kryer studimet në Itali dhe specializimin në Francë.

Pas përfundimit të specializimit, Valmira është kthyer në Tiranë për të dhënë kontributin e saj në spitalin e Traumës në Tiranë.

Postimi i plotë:

‘Mirëmëngjes, dhe me Dr.Valmirën, kirurgen e kthyer nga Franca për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, falë politikës mbështetëse për mjekët specialistë që kthehen nga jashtë vendit apo shkojnë të punojnë jashtë Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.