MENU
klinika

Fjala e plotë

Rama zbulon bisedën në telefon me biznesmenin: Na bënë copa…

13.02.2019 - 10:50

Kryeministri Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një vizitë te një biznes i përpunimit të fruta-perimeve në fshatin Pllanë.

Rama ka zbuluar bisedën me pronarin, i cili është shprehur se është një nga eksportuesit më të mëdhenj në tregjet e rajonit.

Gjatë takimit me pronarin, Rama tha se mediat u vënë gjoba biznesmenëve dhe theksoi se rastet e abuzimeve me produktet ushqimore nuk janë të vërteta dhe se asnjë kamion eksporti nuk është kthyer.

“Një gjë është shumë senifikative në gjithë këtë volum eksporti nuk ka asnjë kamion të kthyer mbrapsh për arsye të standartit. Se këtu historia është futen në kazan, janë më kimikate me helmra.

E çmendet ky milet. Normalisht ka edhe raste abuzive por asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht. Mirëpo këtu është histori, kazan i madh, u vënë gjoba bizneseve, ‘hajde ti paguaj se unë të bëj copë’.

Hajde këtu thonë se heshtja paguhet. Jam habit nga reagimi për paketën anti-shpifje më shkruanin biznesmenë dhe thonin mos e tërhiq. E mora njërin në tel dhe i thashë ‘ju çfarë keni’.

Më tha ne na mbytën, na thonë paguaj, ose ne do të nxjerrim në televizon në portal, në gazetë”, përfundoi kryeministri.