MENU
klinika

Deklarata

Rama: Basha bën sikur nuk do, por do e takoj përsëri

12.02.2019 - 20:15

Gjatë vizitës në Lezhë, në një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës, kryeministri Edi Rama  diskutoi me ta për një sërë temash ku vijoi të bënte diversion për kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë tha se do ta takojë prapë Bashën pavarsisht se ai, sipas tij, bën sikur nuk do.

“Prapë do ta takoj sa të bëjë një çikë sikur nuk do.Atë sikur s’do ai e ka me protesta, me çadra, revolucione, me përmbysje. Shko nëpër Shqipëri dhe mbledh Franin me shoqërinë e tokave dhe hajdeni ta rrëzojmë. Ta rrëzojmë është mesazh dashurie por nuk ka kurajo ta thotë hapur ku e ka hallin.Nuk është puna te ai se ai është artist, por unë habitem me këta që vazhdojnë dhe kujtojnë se ai e ka seriozisht. Ai seriozisht e ka vetëm atë që nuk thotë”, theksoi Rama.