MENU
klinika

Të dhënat e DPT

Regjistrimi te Tatimet/ Kryeson sektori i ndërtimit

10.02.2019 - 11:39

Niveli i përmbushjes në rang ndërkombëtar për vitin 2018 sa i takon regjistrimit në organet tatimore është 96.4%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri publike shifrën gjatë publikimit të statistikave sipas sektorëve për vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga DPT, sa i takon këtij treguesit, ndërgjegjësimi më i madh është parë në sektorin e ndërtimit, ku niveli i përmbushjes për regjistrimin përllogaritet 99.8%, ndjekur nga ai i Transportit me 98.6%.
Ndërkaq, përsa i përket rankut kombëtar, kjo shifër gjatë vitit të kaluar arriti 98.2% në sektorin e prodhimit kjo shifër është 98.2%.

Përsa i përket sektorit të tregtisë dhe atij të shërbimit, nga të dhënat e DPT-së, rezulton se në 2018 niveli i përmbushjes përllogaritet respektivisht 96.2% dhe 95.9%.

 Administratat tatimore iu bëjnë thirrje tatimpaguesve që të përmbushin detyrimet ligjore brenda afateve të përcaktuara për të shmangur penalizimet.