MENU
klinika

Kapitali i kompanisë së re

Regjistrohet aeroporti i Kukësit, aksionerët

21.02.2019 - 08:52

“Kukësi International Airport” është regjistruar nga dy kompanitë që fituan të drejtën e koncesionit për aeroportin e Kukësit për 35 vite.

Aeroporti i Kukësit u regjistrua në 31 janar të 2019 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Së bashku me ‘Kukës International Airport’ janë regjistruar edhe dy aksionerët e saj ‘Global Technical Mechanics’ dhe Bami sh.p.k.

Kujtojmë këtu që ‘Global Technical Mechanics’ zotëron 30% të aksioneve ndërsa Bami sh.p.k zotëron 70% të aksioneve.

Referuar objektit të aktivitetit që do të ketë shoqëria thuhet se “shoqëria Koncesionare ” KUKËS INTERNATIONAL AIRPORT ” SHPK, është subjekt i themeluar për qëllim teë veçantë dhe ka objekt veprimtarie zbatimin dhe përmbushjen e kushteve të Kontratës së Koncesionit që do të lidhet midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (Autoriteti Kontraktues) dhe kësaj shoqërie koncesionare, me objekt:

“Rikonstruksion, Operim dhe Transferim i Aeroportit te Kukësit, si dhe kryerjen e çdo aktiviteti tjetër të nevojshëm, ndihmës apo plotësues ne funksion të zbatimit dhe përmbushjes së kushteve të kontratës së koncesionit”.

Global Technical Mechanics:
-Kompani e regjistruar në Qendrën Kombëtar të Biznesit në vitin 2017

Objektet e aktivitetit të saj:
-Shërbime në fushën e Aviacionit Civil
-Shërbime në fushën e ndërtimit
-Planifikim të punimeve aeroportuale.
-Operim dhe menaxhim aeroportual
-Siguria ajrore dhe siguria në fluturim
-Proceset përgatitore për certifikimin e aeroporteve.
-Manualet aeroportuale.
-Përgatitje e planit mjedisor dhe të zhurmave krijuar në aviacionin Civil.
-Ndërtim të pistës së fluturimit, zonës lëvizëse midis pistës dhe platformës së parkimit të avionëve.
-Menaxhimi i linjave ajrore dhe personel profesionist për menaxhim operacional aeroportual

Aksioner:

-Aksioneri i shoqërisë është Ridgers Mema

Bami sh.p.k:

-Është kompani ndërtimi
-Në objekt aktiviteti ka:
a. Punime të përgjithshme e speciale ndërtimi
b. Ndërtim rrugës, autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvaji, metro, pista aeroportuale.

-Është krijuar në vitin 1999
-Aksioner është Besnik Bami
-Në 2017 të ardhurat e shoqërisë ishin rreth 9 mln euro dhe fitimet 1.1 mln euro.

Investimet:
-Investime në zgjerimin e pistës së aeroportit
-Në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve
-Zgjerimin e zonës së parkingut

Aeroporti do të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët.

-Pista për avionët do të zgjerohet në një gjatësi prej 2200 metrash.
-Pista për avionët do të ketë kodin numër 4
-Me rritjen e kodit, rritet edhe gjerësia e pistës deri në 45 metra
-Do të bëhet një shtesë prej 66.000 m2 e zonës së aeroportit.
-Do të zgjerohet deri në 600m2-3.800 m2 edhe terminali i udhëtarëve