21.02.2019 - 21:16
Reperi i njohur Fero, i cili gjatë vitit 2018 u bë mjaft i pëlqyer për të rinjtë në Kosovë e Shqipëri, duke u kthyer në idhull për ta, tashmë ka dhënë shembullin e keq.
Ai është kapur me kanabis, ndërsa së fundmi është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 5 muaj burg me kusht dhe 1200 euro gjobë.
Gjykatësi vendosi sot që dënimi me burg ndaj tij të mos ekzekutohet, nëse Fero nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.
Fero gjithashtu është i detyruar të paguajë 1200 euro gjobë. Reperi ka deklaruar se ka qenë përdorues i mëhershëm i marijuanës, por nuk ka përdorur më substanca të tilla, që nga dita që është zënë nga policia.