MENU
klinika

Aktori hollivudian

Richard Gere, sërish baba në moshën 69-vjeçare

11.02.2019 - 19:37

Aktori i famshëm Richard Gere është bërë për të dytën herë baba, tashmë në moshën 69 vjeçare.

Bashkëshortja e tij Alejandra Silva, e cila është 33 vite më e re se aktori hollivudian solli në jetë në Nju Jork një djalë.

Lajmi i bukur erdhi vetëm pak muaj para se Richard të mbushë të 70-tat. Emri i foshnjës nuk është zbuluar akoma.

Ky është fëmija i dytë për aktorin pasi është baba i një djali 19-vjecar, i cili erdhi nga lidhja me aktoren Carey Lowell.