Teatrit Bylis në Fier pritet të rihapet për artdashësit në muajin mars, ndërsa po i nënshtrohet rikonstruksionit të parë në 5 dekada. Ndërhyrja totale sipas drejtorit të Teatrit krijon kushte më të mira për aktorët.
Fillimi i muajit mars pritet ta gjejë teatrin Bylis në Fier me një pamje të re.
Godina është në fazën pëfundimtare të rikonstruksionit të parë pas 50 vitesh.
Ndërhyrja është e gjithëanshme nga skena deri tek fasada, duke krijuar kushte më të mirë për aktorët dhe ardashësit fierakë.
Gjatë periudhës gati 1 vjeçare të rikonstruksionit, trupa e aktorëve fierakë ka zhvilluar turne thuajse në të gjitha skenat artistike të vendit, ndërsa tashmë pret të rikthehet në shtëpi.
Teatri Bylis është krijuar në vitin 1971, ndërsa salla e tij ka një kapacitet për 480 spektatorë.