MENU
klinika

Një mundësi që nuk duhet humbur

Rikthimi i eventit ‘Konferenca Studentore’

14.02.2019 - 19:29

Një aktivitet studentore, nga studentët për studentët, i mbajtur në mars të vitit të kaluar. Rezultoi të ishte një event i suksesshëm, i cili i dha mundësinë të rinjve të Tiranës dhe jo vetëm, të promovonin aftësitë e tyre nga bota e ekonomisë.

Studentët punonin për nëntemat e zgjedhura nga kjo fushë, me ndihmën e mentorëve përkatës dhe më pas prezantoheshin përpara një jurie të përbërë nga akademikë dhe sipërmarrës, me një punim final.

Kjo konferencë erdhi si një bashkëpunim  i studentëve të “Universitetit Metropolitan Tirana” dhe studentëve të “Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ndryshe nga aktiviteti i një viti më pare, Konferenca Studentore 2019, përveç fushës së Ekonomisë, do të përfshijë edhe fushat Inxhinieri Ndërtimi dhe Arkitekturë. Mendohet të ketë një pjesëmarrje prej 300 personash. Ky aktivitet do të mbahet sërish në Mars, duke u kthyer kështu në një traditë.

Aplikimet vazhdojnë të jenë te hapura deri më datë 28 Shkurt.

Disa prej studentëve kanë dorëzuar edhe abstraktin paraprak. Nën mentorimin e një stafi pedagogësh të njohur, aplikantët ndjehen të sigurt se kjo eksperiencë do të jetë mjaft e vlefshme.

Studentët do të konkurojnë për çmimet:

  • Vendi i parë: 40 000 lekë ( për secilin nga seksionet)
  • Vendi i dytë: Intership
  • Vendi I tretë: Trajnim profesional

Do të jenë të pranishëm figura të njohura nga bota e biznesit, të cilët na mbetet ti zbulojmë ditën e aktivitetit.

Nëqoftë se je një student në nivelin bachelor ose master, nga cilido universitet dhe qytet dhe do të marrësh pjesë në këtë kompeticion, na kontakto në adresat tona:

Facebook: Konferenca Studentore

Instagram: Konference Studentore

Email: [email protected]

Linku i aplikimit:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfcCOD5OATNAHOARiS95-TEjZqM-uxnNRTarkMjXa1o3ONuKg/viewform?vc=0&c=0&w=1

Shpërndajeni këtë lajm me miqtë dhe të afërmit tuaj, ndoshta kjo është mundësia që ata po kërkonin…