MENU
klinika

Çfarë tha 2 muaj më parë

Rrëzimi i ashensorit/ Pas plagosjes së vajzës policia arreston teknikun

26.02.2019 - 09:29

Pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në “Don Bosko”, ku nga rrëzimi i ashensorit u lëndua një vajze e re, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit.

“Policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin: A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)”- njofton policia e Tiranes.

Sipas saj, “ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.