MENU
klinika

Shifrat

Rriten investimet e huaja për energjinë, telekomunikacioni…

04.02.2019 - 13:50

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në vend janë rritur me ritme të larta.

Mësohet se duke nisur që nga fillimi i viti 2014, investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me rreth 80%.

Ndërkohë në fund të shtatorit të 2018, stoku i investimeve të huaja arriti 7.4 miliardë euro.

Investimet më të larta sipas sektorëve:

-Sektori i Energjisë

Ky sektor, është sektori më rritjen më të madhe të investimeve.
Në vitin 2014 investimet në këtë sektor ishin 13 milionë euro.
Në shtator të vitit të kaluar investimet në këtë sektor kanë kapu vlerat e 2 miliardë eurove.

-Sektori i Telekomunikacioneve dhe Informacionit

Ky sektor, është sektori me vlerën e dytë më të lartë përsa i përket investimeve të huaja.
Në pesë vitet e fundit, stoku i investimeve në këtë sektor është rritur me rreth 3%, duke arritur vlerat e 1.2 miliardë eurove.

-Sektori financiar

Investimet e huaja në këtë sektor kanë kapur vlerat e 1.1 miliardë eurove.

Kjo vlerë është 50% më shumë krahasuar me 5 vite më parë.

Rënie investimesh në këto sektorë:

-Sektori i Transportit dhe Hotelerisë
Në këtë sektor investimet e huaja kanë rënë me 34% krahasuar me 5 vite më parë.

-Sektori i ndërtimit:
Në këtë sektor investimet e huaja kanë qëndruar në të njëjtin nivel me vitin 2014, duke kapur vlerat 135 milionë euro.