MENU
klinika

Postimi

Rruga e Arbërit/ Rama publikon videon, thumbon kritikët

11.02.2019 - 08:43

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e ditës së sotme me postimin e videos nga punimet në rrugën e “Arbërit”.

Mbi postimin e videos, Rama në shkrimin e tij nuk ka harruar të thumbojë edhe kritikët.

“Sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam”, shkruan ai.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES ?

dhe me këto pamje që s’kanë nevojë për koment nga kantieri i Rrugës së Arberit, duke ju siguruar të gjithë se sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam, ju uroj një javë të mbarë ?