MENU
klinika

32 persona në pranga

“Rruga e gabuar”, Ambasada Amerikane i ‘shtrëngon’ dorën Policisë

06.02.2019 - 15:44

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për arrestimin e 32 personave në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”.
Autorët kontrabandonin njerëz drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe kundrejt shumave deri në 20 mijë dollarë.

Njoftimi i plotë:

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara. Përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve.