MENU
klinika

Gjermani

Ruçi e Balla zotohen: Maksimumin për negociatat me BE

06.02.2019 - 12:29

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u pritën sot në Gjermani nga Ministri për Evropën, Michael Roth.  Ruçi u shpreh se Shqipëria po bën maksimumin që negociatat të hapen në muajin qershor.

“Të vendosur për axhendën e reformave për integrimin. Do bëjmë maksimumin që negociatat të çelen në qershor” tha Ruçi.

Ndërsa ministri gjerman vlerësoi Reformën në drejtësi duke e konsideruar atë si të suksesshme. Ai mes tjerash shprehu keqardhje që Kosova nuk u anëtarësua në INTERPOL.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” Balla shprehet se tani është koha për të nisur bisedimet për hapjen e negociatave. Nga ana tjetër izolimin dhe mungesën e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, Balla e cilësoi si një turp.

“Kur është fjala për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, Ministri i Shtetit për Evropën Michael Roth @MiRo_SPD mbetet një mbështetës i fortë dhe i përkushtuar. Tani është momenti për të filluar bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri. Ndërsa mbajtja e regjimit të vizave për Kosovën është një turp”,shkruan Balla.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri