Sipas disa të dhënave zyrtare, Termocentrali i Vlorës edhe pse nuk është vënë asnjëherë në punë.
Kjo pasi ai prodhon miliona euro kosto për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.
Kjo korporatë vijon ende të shlyejë kreditë e marra për ndërtimin e TEC.
Mësohet se KESH ka për të likuiduar edhe 65 milionë euro të tjera.
TEC i Vlorës:
-Banka Botërore dhe BERZH kanë financuar projektin me 78 mln euro.
-Deri në 2019 janë shlyer rreth 28 mln euro.
-Banka Europiane e Investimeve ka financuar projektin me një kredi 24.7 mln dollarë.
-Nga kjo kredi kanë mbetur pa u likuiduar edhe 18.8mln USD.
Termocentrali i Vlorës ka gjeneruar miliona euro kosto edhe për mirëmbajtjen e tij, duke qenë se është në konservim.
Sipas studimit të fizibilitetit, vlera e koncesionit për rehabilitimin dhe vënien në funksion të Termocentralit të Vlorës pritet të jetë 72 mld lekë apo rreth 59 mln euro.