MENU
klinika

Shifrat sipas INSTAT

Sa kushton dashuria në Shqipëri?

14.02.2019 - 11:33

“Dita e të dashuruarve kushton jo më ak se 200 euro”, kështë është vënë re bazuar në disa të dhëna të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Shën Valentini është një festë e importuar në Shqipëri, por çdo vit që kalon, kjo festë merr një trajtë çdo ditë e më të shtrenjtë.

Dita e 14 shkurtit nuk kalon më vetëm me një trendafil. Sot kushton më pak, po të jesh single.

Kjo llogari ka dalë pas një llogaritjeje të të gjithë sektorëve, ku më së shumti vëmendja është fokusuar tek dhuratat e çifteve.

Në këtë ditë të gjithë çiftet mendojnë të shkojnë në darkë në një restorant, të blejnë një tufë me trëndafila dhe t’i japin njëri-tjetrit dhurata, ndër të cilat bizhuteritë apo parfumet kryesojnë.

Si rezultat, çmimet e këtyre produkteve, veçanërisht darkat apo lulet, do të rriten.

“Çmim jo elastik”, kështu janë cilësuar shpenzimet e çifteve në ditën e të dashuruarve nga ekonomistët.

Ata shpjegojnë se çmim joelastik do të thotë se rritjet e mëdha në çmim kanë vetëm një efekt të vogël zbutës në kërkesë.

Shpenzimet për lule:

-Trëndafili është zgjedhja kryesore e dhuratave për këtë festë.
-Trëndafili i kuq kryeson kërkesat.
-Trendafilat e balsamosur me ngjyra të ndryshme ka rrëzuar popullaritetin e trendafilave të thjeshtë.
-Kosto mesatare për një buqetë me lule shkon deri në 5000 lekë.
-Importi i luleve është rritur çdo vit e më shumë.
-Importi i luleve kulmon në shkurt dhe mars.
-Rekordi më i madh është shënuar në 2017, ku është rritur me 27% të bazës vjetore.
-Në 2018 arritën në 7.5 milionë euro.
-Lulet artificiale kanë pësuar rritje me 17.5% në 2018

Shpenzime për kujdesin personal:

-Përfshihen SPA, masazhe, trajtime të ndryshme estetike.
-Kërkesat për këtë shërbim kanë pësuar një trend rritës.
-Në qendrat e sektorit të bukurisë dhe SPA-ve paketat ofrohen në çift.
-Çmimet e tyre variojnë nga 4000 lekë personi deri në 6000 lekë çifti.
-Produktet e kozmetikës kanë shënuar rritje dy shifrore çdo vit.
-Importi i tyre në 2018 është rritur deri në 60 milionë euro nga 26 milionë që ishte 10 vite më parë.

Shpenzimet për fotografinë:

-Shërbim i ri dhe tepër në modë.
-Çmimet për një set fotografik dhuratë variojnë nga 4500-10000 lekë.
-Stampimi i një fotoje, një filxhan, një kornizë, një gdhendje etj., dhuratë e cila shkon në 2500 lekë.

Shpenzimet për veshje:

-Mesatarja e shpenzimeve për veshje shkon deri në 5000 lekë për një veshje.

Shpenzimet për restorante:

-Darka e 14 shkurtit së bashku me fjetjen dhe mëngjesin e nesërm shkojnë deri në 70 euro.

Shpenzime për udhëtime:

-Kolashini është vendi i preferuar, ku shpenzimet në çift shkojnë deri në 110 euro/çifti.
-Budapesti, shpenzimet shkojnë deri në 150 euro/çifti për 3 ditë.
-Parisi, shpenzimet shkojnë deri në 250 euro/çifti për 3 ditë.
-Venecia dhe VErona, shpenzimet shkojnë deri në 220 euro për person/ 3 ditë.

Shpenzimet për bizhuteri:

-Shpenzimet për unaza kapin vlerën e 500 eurove.
-Blerjet nisin nga një flori 14 karatsh, 59 euro deri tek unazat apo kompletet me varëse 1000 euro./ E.S