MENU
klinika

‘Presidencialet’

Sela: Kemi obligim të mbështesim një shqiptar

28.02.2019 - 17:02

Opozita shqiptare në Maqedoni do të mbështesë ish-ambasadorin Blerim Reka si kandidat për president në zgjedhje.

Ai njoftoi kandidaturën e tij si i opavarur, ndërsa opozita shqiptare pritet ta mbështesë në rrugën jo të lehtë për t’u bërë pasuesi i George Ivanov.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se marrëveshja me opozitën ka për qëllim që shqiptarët të mos i bëjë thjesht votues, por të kenë kompetenca vendimmarrëse.

“Ne e kemi obligim moral që si opozitë shqiptare, shqiptarit i cili kur të dalë ditën e zgjedhjeve, përfshi edhe atë që do të ketë presion prej Qeverisë, sepse nuk kanë ndryshuar shumë gjërat që të dalë dhe të votojë patjetër, t’ia krijojmë mundësinë që aty në listë ta ketë edhe një shqiptar, të denjët, që i plotëson të gjitha kriteret, me nivel intelektual dhe me përgatitje profesionale të duhur, që të ketë mundësinë dhe ta votojë. Ne e nderojmë listën dhe garën presidenciale dhe ia krijojmë një mundësi shumë me vlerë shqiptarit ditën e zgjedhjeve”- tha Ziadin Sela.