MENU
klinika

Kufiri

Serbia kërkon marrëveshje me Kosovën para zgjedhjeve në SHBA

25.02.2019 - 21:32

Amerika është e përfshirë në mënyrë aktive në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Administrata e tyre po i bënë presion Prishtinës që të tërheq taksën mbi mallrat nga Serbia në mënyrë që të dyja palët pas disa muajsh të vakumit përsëri të ulen në tryezën e bisedimeve, shkruan portali serb ‘Blic’ dhe shton se vetë Trumpi i dërgoi një letër presidentëve Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, me ç’rast iu apelon atyre për të bërë gjithçka, për shkak se ata kurrë nuk kanë qenë më afër marrëveshjes historike.

Megjithëse ende nuk dihet se kush mund të dalë kundër linjës së Trumpit, ndryshimi i administratës dhe ardhja e demokratëve do të ndikonte gjithashtu në ngjarjet në këtë rajon. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka vlerësuar në një deklaratë për “Blic” se largimi i Trumpit do të ishte një gjë e keqe për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Kjo nuk na përshtatet. Do të ketë një ultimatum – gjithçka tashmë është zgjidhur, Kosova tashmë është e pavarur dhe ne duhet vetëm që ta njohim”- thotë Daçiç.

Dragan Gjukanoviç nga Qendra për Politikë të Jashtme beson se administrata e re do të mbetet në të njëjtën rrugë kur është fjala për adresimin e kësaj çështjeje.

“Administrata e re do të kishte të njëjtën qasje vendimtare në këtë çështje. Për më tepër, presioni për t’i dhënë fund dialogut do të ishte sigurisht dhe më i fuqishëm. Përveç kësaj, ndikimi amerikan do të ishte pa dyshim më i fortë në lidhje me anën e Kosovës dhe korniza për zgjidhjen përfundimtare do të kishte qenë shumë më e përafërt me atë që e kërkon Prishtina”- tha Gjukanoviç.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi