Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bashkë me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko morën pjesë në forumin mbi rolin agresiv të Rusisë në rajonin e Evropës Juglindore.
Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Gjiknuri thotë se SHBA mbetet vendimtare në të ardhmen demokratike të Ballkanit Perëndimor.
“Në Uashington ku me ftesë të Senatit Amerikan, së bashku me Ministrin e Shtetit për Diasporën Pandeli Majko morëm pjesë në forumin mbi rolin agresiv të Rusisë në rajonin e Evropës Juglindore. Partneriteti dhe vëmendja e SHBA mbetet vendimtare për sigurinë dhe të ardhmen demokratike të Ballkanit Perëndimor”, shkruan ish-ministri.
Në këtë takim merr pjesë gjithashtu edhe kreu i Shtetit, Ilir Meta.