MENU
klinika

Raporti

Shef apo shefe? Femrat fitojnë terren në biznes

21.02.2019 - 13:47

Rreth 28.9% e bizneseve aktive në vend janë të përqendruara në kryeqytet.

Numri i subjekteve në Tiranë ka ardhur në rritje nga viti në vit, por po ashtu, duket se bizneset e drejtuara nga femrat po fitojnë terren çdo ditë dhe më shumë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Bashkia Tiranë, duke bërë një analizë që nga viti 2010, sipërmarrjet e drejtuar nga meshkujt kanë pasur luhatje të vazhdueshme dhe duket se në vitet e fundit kanë ardhur në rënie ku në 2017-ën llogariten 29.786 biznese të drejtuara nga gjinia mashkullore.

Por ndryshe ka ndodhur me ato ndërmarrje që drejtohen nga femrat. Kështu, nga 10.936 subjekte në vitin 2010, rritja ka qenë progresive nga vitit në vit dhe në 2017 rezultojnë 17.162 subjekte që drejtohen nga gjinia femërore.

E ndarë në përqindje raporti është 63.44 % me 36.56 për qind në favor të meshkujve.

Megjithatë rritja e ndjeshme dhe numrit të grave që drejtojnë një aktivitet ekonomik është tregues shumë i rëndësishëm për formën me të cilën po ecën zhvillimi ekonomik në kryeqytet dhe shtimin e kontributit të tyre.