24.02.2019 - 15:05
Mesditën e së dielës në afërsi të Shëngjinit në zonën e Knallës është regjistruar një zjarr.
Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës në zonë.
Zjarrëfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve dyshohet se zjarri të jetë vënë qëllimisht për të djegur kallamishtet dhe ferrat, por era që po fryn ka bërë që zjarri të dilte jashtë kontrollit.