MENU
klinika

Shifrat

Paga minimale në Shqipëri më e ulëta në Europë

01.02.2019 - 08:55

Eurostat ka publikuar sot hartën e pagës minimale. Sipas të dhënave të publikuara, paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në Europë.

Punonjësit shqiptarë paguheshin minimalisht 210 euro në muaj deri në fund të vitit 2018.

Ndërkohë duke nisur nga 1 janari i këtij viti paga minimale është rritur nga 24 mijë në 26 mijë, por pavarësisht rritjes ka mbetur sërish më e ulëta.

Paga minimale në vendet e rajonit:
-Serbi: 308 euro
-Maqedoni: 17,370.00 MKD (282,00EUR)
-Mali i Zi: 288 EUR

Eurostat gjithashtu ka publikuar edhe pagën minimale në Bashkimin Europian:

Në lindje të Europës paga minimale është zakonisht nën 600 EUR.

Në veriperëndim është mbi 1400 EUR.

Duke nisur nga 1 janari i 2019,22 nga 28 vendet anëtare të BE kanë paga minimale kombëtare.

Kujtojmë këtu që Danimarka, Italia, Qiproja, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një pagë minimale.

Vendet e Lindjes:

-Bullgaria 286 EUR (më e ulëta nga të gjitha shtetet e BE)
-Letonia 430 EUR
-Rumania 446 EUR
-Hungaria 464 EUR
-Kroacia 506 EUR
-Çekia 519 EUR
-Sllovakia 520 EUR
-Polonia 523 EUR
-Estonia 540 EUR
-Lituania 555 EUR

Vendet e Jugut:

-Greqia 684 EUR
-Portugalia 700 EUR
-Malta 762 EUR
-Slloveni 887 EUR
-Spanja 1.050 EUR

Vendet e Perëndimit:

-Britania e Madhe 1453 EUR
-Franca 1521 EUR
-Gjermania 1557 EUR
-Belgjikë 1594 EUR
-Hollanda 1616 EUR
-Irlanda 1656 EUR
-Luksemburg 2071 EUR

Në SHBA paga minimal ishte deri në 1098 EUR për muajin janar 2019.