MENU
klinika

Detaje

‘Shkundet’ Irani, lëkundjet e tërmetit mbërrijnë deri në Emirate

10.02.2019 - 17:57

Një tërmet i fortë ka tronditur jugun e Iranit, pranë Gjirit Persik. Lëkundjet e tërmetit raportohet se janë ndierë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tërmeti ndodhi në orën 2:24 të orës lokale në provincën jugore bregdetare të Hormozgan, shkruajnë mediat iraniane, duke cituar Institutin e Gjeofizikës në Teheran.

iran emiratet-konica.al

Pavarësisht se nuk pati raportimi të menjëhershme për viktima, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit të paktën dy persona janë plagosur.

Ndërkohë sipas shërbimeve të emergjencës, disa skuadra dhe helikopterë janë vendosur në vend.