Pas vendimit për shpëtimin e Dritan Dajtit nga burgu përjetë dhe dënimin e tij me 25 vite, kontrolle blic janë ushtruar në banesat e gjyqtarëve.
Mësohet se kontrollet janë ushtruar nga forcat policore në banesat e tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dajtin.
Aksioni policor po zhvillohet në 3 qytete të ndryshme, Lezhë, Tiranë dhe Sarandë, ku jetojnë gjyqtarët.
Kujtojmë Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër efektivëve të policisë.
Pas vendimit për Dajtin, pati reagime të menjëhershme që nga Ministria e Drejtësisë, ambasadat, Presidenti i vendit, KLGJ, opozita dhe kryeministri, që deklaroi se nuk do ti ndahet vendimit dhe do të bëhet gjithçka për ta zhbërë.