MENU
klinika

Ana e panjohur e vlerave vendase

Shqipëria, si ta shëtisësh çdo ditë të vitit

23.02.2019 - 13:34

Vlerat kulturore dhe ato të traditës shqiptare, do të jenë pjesë e një filmi kushtuar turizmit dhe konkretisht, Shqipërisë turisktike.

Për publikun shqiptar dhe jo vetëm, filmi do të sjellë dhe rizgjojë kujtesën; pamjet e mahnitshme të rivierës, bukurinë e rrallë dhe të egër, të majave të thepisura të veriut, mikpritjen tashmë të njohur në mbarë botën, pa përjashtuar as traditat e shijes dhe aromave të gatimit e tryezës së amvisave shqiptare.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nuk ka vonuar të publikojë disa nga pamjet e para të shkëputura nga filmi, duke shtuar: Shqipëria turistike, magjia e fshatrave dhe bregdetit shqiptar, brenda një minute.

Tashmë, Shqipëria është kthyer në një vend me sezon të plotë turisktik përgjatë gjithë vitit, duke ngjallur shumë kuriozitet për pamjet e magjishme natyrore, ku veç bregdetit, po njeh rritje me ritme të shpejta turizmi dimëror, me një numër të madh turistësh të aventurës, të cilët, po eksplorojnë shtigjet malore duke bërë hiking, shëtitjet me biçikleta në ajrër të pastër apo ski.

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024