U bë e njohur në “Big Brother”, ndërsa famën më të madhe e mori në Europianin e Francës ku shkëlqeu me ngjyrat kuqezi në tribunat e stadiumeve në mbështetje të kombëtares shqiptare.
E kemi fjalën për Rike Roçin, bukuroshen e cila tashmë duket se është duke realizuar ëndrrën e saj në Itali, ku është përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë.
Rike Roçi konfirmon faktin që është duke bërë realitet ëndrrën e saj më të madhe, filmin, ndërsa po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës.
“Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme”, tha ajo. Po ku ka arritur deri tani dhe me kë po bashkëpunon, për të hyrë në tregun e filmit italian si aktore?” Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, sqaroi ish-banorja e Big Brother për Panorama Plus.