MENU
klinika

Të dhënat nga INSTAT

‘Shterojnë’ 20-vjeçarët, ndikimi në ekonomi

19.02.2019 - 09:36

Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga  INSTAT, vihet re se popullsia e Shqipërisë po ndryshon me shpejtësi strukturën e saj në disfavor të moshave të reja.

Sipas këtyre të dhënave popullsia e moshave të reja po ulet, ndërkohë ajo e moshave të pensionit po rritet me shpejtësi.

Të dhënat e INSTAT:

-Grupmosha 0-24 vjeç, në janar të këtij viti popullsia e kësaj grupmoshe ra me mbi 31 mijë persona

-Grupmosha 15-24 vjeç, kjo grupmoshë pësoi rënien më të madhe të popullsisë, me më shumë se 17 mijë persona.

Një arsye tjetër që po rrudh me shpejtësi numrin e foshnjeve është edhe rënia e numrit të lindjeve nga viti në vit.

-Në 2019 grupmosha 0-4 vjeç pati një rënie me 6700 persona.
-Numri i lindjeve vitin e kaluar ishte 6.3% më pak se në 2018.
-Grupmosha 0-54, rritje ka vetëm popullsia e grupmoshës 29-39 vjeç.

Këto të dhëna tregojnë se ka një rritje të popullsisë mbi moshën 55 vjeç.
Rritja e popullsisë në këto grupmosha ka shkuar deri në 30 mijë persona më shumë se vitin e kaluar.

Piramida e popullsisë:

-Në 2011 popullsia e moshës së re 0-24 vjeç ishte më e madhe se aktualisht.
-Rënien më të madhe e ka pësuar grupmosha 15-19 vjeç.
-Në vitin 2018 kjo grupmoshë zinte 7.48 % të totalit
-Në vitin 2019 zuri 6.09% të totalit të popullsisë.
-Nisur nga këto shifra vëmë re se popullsia e kësaj grupmoshe ka pësuar një rënie me 0.24 %.
-Grupmosa 60-64 vjeç ka pësuar një rritje të madhe, pesha e kësaj grupmoshe pësoi një rritje me 0.24% pikë përqindjeje të totalit të popullsisë.

Ndikimet e rënies së popullsisë te moshat e reja:

-Sforcohen tregjet e punës për krah pune
-Sistemet e pensioneve pësojnë deficite të larta për shkak të rënies së numrit të punonjësve që paguajnë sigurime
-Fasoni, bujqësia, mjekësia dhe call centre vuajnë pasojat e mungesës së forcës së re të punës.

Arsimi, prodhimi i brendshëm, produktiviteti, konsumi, skema e sigurimeve shoqërore, standati i jetesës e të tjerë, janë fushat e veprimtarisë njerëzor që do ndjejnë rrjedhojat e këtij zhvillimi demografik./ E.S