MENU
klinika

Vota e qershorit

Shtohen vendet skeptike për Shqipërinë në BE

06.02.2019 - 20:50

Jo vetëm Franca dhe Holanda, por edhe dy vende të tjera të unionit shprehen skeptike për votën e Qershorit për Shqipërinë.
Ministrja e Shtetit Irlandez për Çështjet Evropiane dhe Ministri i Jashtëm i Finlandës i kërkojnë Shqipërisë rezultate konkrete në reformat e agjendës së integrimit me kusht që të japin mbështetjen e tyre në çeljen e negociatave.

”Ne e kuptojmë se reformat ndonjëherë mund të jenë të vështira, por ato ja vlejnë. Dua të them se nësë Shqipëria vazhdon të japë rezultate në të gjitha fushat prioritare të agjendës europiane, atëherë Irlanda do të ofrojë mbështetjen e saj”, tha Helen Mcentee

Nga ana tjetër Samuli Virtanen u shpreh se “Si Finlanda dhe Irlanda janë mike të Ballkanit Perendimor dhe zgjerimit të BE-së. Shqipëria është e mirëpritut që ti bashkohet BE-së pasi të jenë përmbushur kriteret.” 

Këto dy shtete të unionit do të japin ekspertizën e tyrë në projektin prej 5 mln euro të BE për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore në vendin tonë.

”Legjislacioni ynë është shumë i qartë, artikujt ushqimorë nuk mund të importohen nësë nuk respektojnë integritetin e zinxhirit ushqimor të BE-së. Të gjithë aktorët të marin përgjegjësitë dhe të garantojnë prodhimin e ushqimit të sigurt për konsumatorët” deklaroi Soreca

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi tha se vendi ynë është në fazën e një strukturimi të plotë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të një reforme kryesore të shërbimit veteriner. Projekti do të zbatohet për një periudhë 4-vjeçare dhe pritet të kontribuojë për hapjen e tregut të BE-së për produktet shqiptare.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri