MENU
klinika

Ishte vetëm 52 vjeç

Shuhet ylli amerikan i kinematografisë

04.02.2019 - 15:57

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur ylli amerikan i aktrimit Kristoff St. John.

Ai ishte vetëm 52 vjeç, ndërsa është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në San Fernando Valley, të dielën, nga miqtë.

St. John mori 9 nominime në Emmy Award dy vite më parë për rolin e tij si Neil Winters në dramën e CBS.

Pesë vite më parë, djali i tij u vetëvra, ndërsa kjo ngjarje e rëndë ndikoi edhe te aktori, i cili krijoi varësi nga alkooli. Megjithatë, shkaqet e vdekjes së 52-vjeçarit janë ende të paqarta.