MENU
klinika

FOTOT

Si e paraqitën mediat e huaja spërkatjen e Ramës me bojë?

15.02.2019 - 11:14

Një incident aspak etik është shënuar ditën e djeshme në parlament, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Rama.

Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Mediat e huaja kanë publikuar foto nga spërkatja dhe bëjnë me dije se ky veprim erdhi pas një debati që po zhvilohej në Parlament.

Ndërkohë “The Telegraph” e ka cilësuar foton e këtij momenti si foto e ditës.