MENU
klinika

Këshilla

Si të jesh negociator i suksesshëm në biznes?

17.02.2019 - 15:10

Doni të jeni i suksesshëm në negociata biznesi? Në lidhje me këtë nuk ka një udhëzues të mirëfilltë për mbarëvajtjen në biznes.

Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është të njohësh veten dhe të dish çfarë je i zoti të bësh për t’u zhvilluar në biznes.

Këto janë disa këshilla se si të jesh i zoti në negociata në biznes:

-Dëgjoni dhe kuptoni çështjet dhe pikëpamjet e palës tjetër
-Jini të përgatitur
-Mbani negociatat profesionale dhe brenda etikës së sjelljes.
-Kuptoni dinamikën e marrëveshjes
-Bëni një plan, por jini gjithmonë fleksibël
-Mos ofroni asgjë pa marrë diçka në kthim

1. Të jesh negociator i mirë do të thotë të kuptosh se çfarë ka rëndësi për palën tjetër. Janë ata të cilët i kushtojnë vëmendjen e duhur palës tjetër.

2. Të jesh negociator i mirë, do duhet të shqyrtoni he kuptoni plotësisht biznesin e palës tjetër duke rishikuar faqen e tyre të internetit, njoftimet e tyre në shtyp, artikuj të ndryshëm në lidhje me kompaninë e tyre etj.

3. Askush nuk dëshiron të bëjë biznes me një personalitet të vështirë apo abuziv. Vendosja e marrëdhënieve të mira dhe afatgjata është qëllimi kryesor në negociata. Një ton bashkëpunues ka më shumë gjasa të rezultojë në përfundime pozizitive.

4. Kuptimi i dinamikës së marrëveshjes, është thelbësor në çdo negocim. Gjithmonë duhet të dini përgjigjet e këtyre pyetjeve :

Kush i drejton bisedimet?
Kush e dëshiron më shumë këtë marrëveshje?
Çfarë alternative ka pala tjetër?
Cilat janë kufizimet kohore?

5. Sa herë që jepni diçka, merrni diçka tjetër në kthim. Gjithmonë kini parasysh: ‘’Do ta bëj këtë, nëse ju bëni në këtë!’’. Kështu tregoheni kërkues, të sigurtë dhe të qartë në qëllimet dhe objektivat tuaja.