MENU
klinika

Mbledhja e qeverisë

Skadimi i kartave të identitetit, qeveria miraton ligjin e rëndësishëm

13.02.2019 - 18:38

Skadimi i kartave të identitetit para zgjedhjeve vendore ka detyruar qeverinë që të ndryshojë ligjin për letërnjoftimet elektronike.

Veliaj me Ministrin e Brendshëm gjatë inspektimit të zyrave të reja për aplikimin e kartave të identitetit.

Projektligji është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe parashikon shtyrjen e afatit të kartave të identitetit që janë dhënë në vitin 2009. Konkretisht sipas ndryshimit, të gjitha kartat e identitetit që janë dhënë nga datat 9 shkurt 2009 deri në datën 31 dhjetor 2009 do të jenë të vlefshme deri në datën 31 dhjetor 2019 duke ia shtyrë vlefshmërinë edhe për disa muaj.

PROJEKTIGJ PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

skadimi i kartave te identitetit-konica.al

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, pas nenit 9 shtohet neni 9/1, si më poshtë vijon:
“Neni 9/1
Dispozitë tranzitore
Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, zgjatet deri në datën 31.12.2019.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.