MENU
klinika

Vizita në Pezë

Skema fiskale/ Rama: Fshati i lënë pas dore këto vite

05.02.2019 - 15:03

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Pezë të Tiranës.

Gjatë vizitës në një nga bizneset e këtij fshati u shpreh se fshati është një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat dhe përfitimet përmes agroturizmit.

Shefi i qeverisë tha se me fshatin shqiptar nuk është punuar siç duhet, por sipas tij, skemat fiskale të hartuar nga qeveria do të ndihmojnë të gjithë të interesuarit që të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik edhe në fushën e agroturizmit.

rama ne peze-konica.al

“Këto shembuj na vlejnë si modele. Kjo është rruga e punësimit dhe e fitimit në fshat. Kjo është një industri në vete dhe me shumë perspektivë. Ne siç ju kemi thënë ju: Jemi të angazhuar të japim investime direkte që shkojnë në promovimin e zonave dhe bukurive natyrore.

Ka ikur shumë kohë që mund të ishin ndërtuar skemat për fshatin si të ishte në Toskana, por ende jemi në kohë. Nuk bëhen gjërat për një herë. Të ndërtosh është vështirë, por edhe të rindërtosh është edhe më e vështirë”, tha Rama.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë