MENU
klinika

Protesta e 16 shkurtit

Skenaret e opozitës, çfarë parashikon Pjerin Ndreu?

14.02.2019 - 09:13

“Asnjë skenar i opozitës nuk funksionon”, kështu është shprehur deputeti socialist Pjerin Ndreu teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natë me Xhaxhiun”.

Ndreu bëri me dije se në protestë do të marrin pjesë vetëm militantë dhe jo qytetarë, të cilët sipas tij do të bëjnë rrëmujë të fragmentuar dhe më pas do të kthehen andej nga kanë ardhur.

Gjithashtu Ndreu theksoi se qeveria nuk shembet nga militantët dhe se sipas tij revolta e vërtetë popullore ishte protesta e studentëve.

“Asnjë skenar i opozitës nuk funksionon, do të bëjnë një rrëmujë të fragmentuar, do kthehen andej nga kanë ardhur, do të bllokojnë edhe ca rrugë siç kemi bërë edhe ne.

Unë nuk e kam bërë këtë gjë as kur kemi qenë në opozitë sepse kam qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe ma din lëkura çdo të thotë. Opozita nuk ka pikën e kredibilitetit nga populli, nuk e mbështesin.

Mund të flasim për një protestë dhe demostratë kur në të marrin pjesë qytetarët jo militantët. Në protestën e opozitës do të marrin pjesë vetëm militantët.

Protestat e militantëve të opozitës nuk mund të shembin qeverinë, e thashë edhe njëherë, protesta e studentëve po të kthehej në një rrevoltë popullore nuk mund të kontrollohej, por militantët nuk mund të bëjnë dot asgjë, e kemi provuar ne dhe nuk nxorëm gjë në dritë.

Do të bëjnë maksimumi 7 orë rrëmujë dhe pas kësaj do të shkojnë në punët e tyre”, u shpreh deputeti i PS.