MENU
klinika

Zgjedhjet e parakohëshme

Spanja në zgjedhje, Sanchez i shpall më 28 Prill

15.02.2019 - 20:57

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhjet e parakohëshme për më 28 prill pasi deputetët nacionalistë të Katalonjës tërhoqën mbështetjen për buxhetin e qeverisë socialiste.

Ju informoj se me fuqinë që më është dhënë si kryeministër i qeverisë spanjolle, dhe pas diskutimeve të mëparshme në këshillin e ministrave, unë kam vendosur të shkrijë parlamentin dhe të thërras zgjedhjet parlamentare më 28 prill”, njoftoi Pedro Sanchez, kryeministër.

Kanë kaluar vetëm tetë muaj që kur Sanchez mori postin, duke kryesuar një qeveri minorancë të varur tek mbështetja e Katalonjës. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se asnjë parti e vetme nuk do të mund të fitojë një mazhorancë të qartë.

Por, konservatorët dhe partia e ekstremit të djathtë, Vox, pritet të arrijnë rezultate të mira. Kriza katalanase ndërkohë vazhdon. Deputetët katalanas refuzuan projektbuxhetin e sanchezit pasi qeveria refuzoi të diskutojë të drejtën e rajonit për vetëvendosje.

Ndasitë dolën sërish në dritë të martën kur 12 liderë separatistë katalanas dhe aktivistë, dolën në gjykatë nën akuzat për rebelim dhe mosbindje në lidhje me referendumin e pavarësisë të mbajtur në 2017.

Socialistët kanë 84 vende në dhomën e ulët me 350 deputetë dhe aleatët e tyre kryesorë, podemos, kanë 67. Por, partia më e madhe e vetme është partia popullore në opozitë, me 134 deputetë.