MENU
klinika

Reagon sërisht ministrja

Spiropali foto me Xhaferin dhe ‘thumba’ opozitës

14.02.2019 - 20:12

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ironizoi opozitën pas incidentit të Palokës ndaj kryeministrit Edi Rama, që solli një valë reagimesh nga mazhoranca. 

Ajo postoi një foto në rrjetin Facebook, me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Z.Talat Xhaferi duke shtuar: “Do bëhet Shqipëria edhe për inat të disa shqiptarëve”.

spiropali-xhaferri-konica.al

Pak më herët, edhe kryeministri Rama kishte reaguar duke thënë se Paloka ofendoi mikun e shqiptarëve, Talat Xhaferin, i cili ishte i pranishëm brenda seancës parlamentare për të ndjekur ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.