MENU
klinika

Fjala në Kuvend

Spiropali kundër Bashës: Pupac me gjuhë të shthurur!

07.02.2019 - 11:47

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar ashpër kundër opozitës. Ajo e etiketoi kreun e PD-së, një pupac të vendosur në krye të Partisë Demokratike pa asnjë meritë.

“Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën e vet më qesharake e vulgare s’do e kishim bërë kaq perfekt. U ngrit kryetari dhe iu drejtua me dorë ministreve të reja i quajti kukulla jo se janë ministre po se janë gra. Një pupac i vendosur në atë pozicion që flet këtu me gjuhën e vet të shthurur.

Një njeri që po merr në qafë opozitën shqiptare, po përdor një gjuhë ofenduese ndaj grave ministre. Një njeri që anëtar kryesie të PD bëri atë të vezës e vetmja meritë e tij. S’na inetereson c’bëni me partinë tuaj po na intereson gjendja e opozitës. E paimagjinueshme nga kjo zonjë, ( i drejtohet Vokshi) dëshmi e vulgaritetit politik, flet për një të mitur. Është një turp për ju”, tha Spiropali.

Spiropali iu përgjigj edhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi e cila në fjalën e saj në parlament, vuri në diskutim diplomimin e saj.

“Në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe znj. Malaj që e keni në grupin tuaj mund t’jua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në Shqipëri që fituan një bursë në Kombet e Bashkuara, kohë kur ju vidhnit votat e FRESSH, shkatëruat sistemin edhe brenda PS. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne. Frika juaj më e madhe nuk është kjo që po ndodh, por që do humbi gjithnjë e më thellë. Rama do fitojë sërish dhe ju do bëheni gjithnjë e më të parëndësishëm. Bëni politikë për njerëzit që i shërben të ardhmes. Politikës tuaj të vjetër i ka ardhur fundi.”, u shpreh Spiropali

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri