17.02.2019 - 19:23
“Escape Plan” do të ketë edhe kapitullin e tretë dhe Sylvester Stallone zbuloi se titulli i këtij projekti do të jetë “The Extractors: Escape Plan”.
“Escape Plan 2” ishte vazhdimi i filmit të vitit 2013 me protagonistë Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger.
Tani mësohet se Sylvester Stallone, në moshë 72-vjeçare dhe Dave Bautista do të bashkojnë përsëri forcat për kapitullin e tretë të sagës.
Edhe kësaj radhe të dy yjet e filmave aksion do të rikthehen për të depërtuar një burg tjetër të pathyeshëm. Detaje të tjera rreth këtij filmi priten në ditët në vijim.