MENU
klinika

Këmbimi Valutor

Sterlina nuk di të ndalet, Euro e Dollari bëjnë kthesë

28.02.2019 - 12:21

Tregu i këmbimit valutor vendas është hapur me një fuqizim të treshes së monedhave kryesore të huaja kundrejt valutës kombëtare. Paundi britanik ka regjistruar një performancë mjaft të mirë edhe ditën e enjte.

Sterlina ka zhvlerësuar lekun për të katërtën ditë radhazi me plot 1 pikë duke u ngjitur në kotën e 146.5 lekëve.

Ndërkohë, valuta e eurozonës po ashtu ka vijuar trendin rritës edhe gjatë ditës së sotme. Euro është forcuar ndjeshëm me 0.5 lekë për njësi nga dita e mërkurë dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 125.5 lekë në blerje dhe 126.3 lekë në shitje.

Rritje me plot 0.6 pikë kundrejt lekut ka regjistruar edhe dollari amerikan, i cili me sa duket po tenton të rimarrë. Valuta blihet sot me 110.3 lekë dhe shitet për 111 lekë.

Nga ana tjetër, s ai takon valutave të tjera, franga zvicerane dhe dollari kanadez kanë zhvlerësuar monedhën vendase, lekun, respektivisht për 0.5 dhe 0.2 njësi për lekë.

Ndërsa, dollari australian vijon të mbetet në të njëjtat vlera të një dite më parë, i fiksuar në kuotën e 78.5 lekëve.