MENU
klinika

kuriozitete kulturore

Strategjitë për t’i kthyer fëmijët te librat

07.02.2019 - 10:25

Lexoji fëmijëve që në moshë të vogël. Nëse do që fëmijët e tu t’i duan librat, bën mirë t’i familjarizosh ata sa më herët me librat. Ndërto një rutinë të caktuar me fëmijët duke i caktuar leximit të librave një kohë të caktuar, psh çdo mbrëmje pas ngrënies së vaktit të darkës, apo çdo mbrëmje përpara se ata të flenë gjumë. Sigurohu që kjo rutinë të ndiqet përditë. kjo do ta ndihmojë fmëijën që të krijojë kontakt të vazhdueshëm me të, përveçse rutinë do t’i bëhet pjesë e jetës dhe e zhvillimit të tij motorik në karakter.

Mbaji fëmijët të interesuar për librin që po lexojnë, duke i pyetur mbi pjesën që kanë lexuar, apo mbi përmbajtjen e librit që kanë mbyllur së lexuari. Përveçse i ndihmon të mos e humbasin interesin për librin, ky hap i ndihmon ata të rrisin edhe koeficientin e tyre të inteligjencës, pasi kërkohet një aftësi më e lartë e të menduarit për të organizuar mendimet, rrjedhjen kronologjike të ngjarjeve dhe të shprehurin në mënyrë sa më të saktë e të bukur. Libri kështu bëhet pjesë e formimit psiqik të tyre.

Siguroji fëmijëve një mjedis pa mundësi shpërqendrimi ku të lexojnë. Mënyra më e mirë do të ishte një dhomë në shtëpi, në të cilën nuk do të kishte celularë, tv, apo kompjuter. Mirë do të ishte që familjarisht të siguronit edhe një orar të caktuar në javë, në të cilën të gjithë të uleshit në tavolinë dhe të lexonit diçka. Kjo metodë i nxit akoma më tepër fëmijët tuaj t’i përkushtohen leximit. Përveçse i nxit bëhet pjesë e kultivimit të një metodologjie të përditshme ku libri duket si pjesëtar i tyre.

Shpërbleje fëmijën tënd për librat që lexon. Bliji atyre diçka që e pëlqejnë, si dhe vlerësoji me fjalë sa më të mira që ata të ndihen më mirë dhe të motivohen për të lexuar më tepër. Nuk është e thënë që fëmija duhet të lexojë romane të trashë për t’u lavdëruar. Edhe një novelë me disa faqe duhet të jetë një arsye për t’i vlerësuar ata. Motivimi i nxit gjithmonë fëmijët dhe gjithmonë. Mos harroni t’i motivoni ata, pse jo, libri është mënyra më e mirë!

Bëhu edhe ti një shembull që fëmija yt të të shohë duke lexuar dhe të nxitet edhe vetë të lexojë. Mënyra më e mirë për t’i shtyrë fëmijët të lexojnë, është duke u bërë një shembull për ta me një aktivitet të tillë. Fëmijët janë më të prirur të shohin prindërit dhe të imitojnë sjelljet e tyre, ndaj mënyra më e mirë për ta bërë fëmijën të lexojë, është duke u siguruar që ata të shohin duke lexuar. Fëmija bën atë që bën i rrituri jo çfarë bën i rrituri, ky është rregulli i sjelljes së tyre.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe