16.02.2019 - 20:56
Policia Maqedonase ka arrestuar rreth 20 persona, në disa qytete të Maqedonisë së veriut, dyshuar si terroristë dhe pjesëtarë të ISIS.
Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në disa qytete, ku janë konfiskuar edhe sasi armësh por Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë më shumë detaje.
Ministria mbrëmjen e djeshme doli me komunikatë zyrtare ku njoftoi se ka parandaluar një sulm terrorist të grupeve radikale përkrahëse të ISIS.
Ndërkaq, të arrestuarve iu është komunikuar masa e paraburgimit.