MENU
klinika

Deklarata

Sulmi me plumba ndaj makinës, reagon Bashkia Lezhë

27.02.2019 - 12:42

Pas ngjarjes terrorizuese në Lezhë ku një makinë në lëvizje u qëllua me breshëri plumbash ka reaguar edhe bashkia e këtij qyteti.

Përmes një reagimi zyrtar, Bashkia Lezhë dënon rastin, ndërsa sqaron se ngjarja nuk ka lidhje me punonjësin e administratës.

Ndërkohë më herët u njoftua se sulmi me breshëri plumbash ndaj një makine në lëvizje kishte si objektiv dy punonjës të bashkisë.