MENU
klinika

Deklarata

“Ta lënë Kosovën rehat”/ Thaçi kundër Berishës e Metës?

09.02.2019 - 13:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, komentoi edhe qëndrimet e politikanëve në Shqipëri, lidhur me marrëveshjen potenciale Kosovë-Serbi.

Thaçi ka thënë se lidershipi politik në Shqipëri, duhet të bashkëpunojë më shumë dhe se duhet “ta lënë Kosovën rehat”. Thënë këtë duket qartë bezdia e tij për komentet e Berishës dhe Metës kryesisht.

Unë me këta që ju përmendët [Meta dhe Berisha], kam punuar në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme. Kemi patur angazhime të përbashkëta, të relacioneve. Nuk kemi qenë çdo herë në pajtueshmëri. Përshembull unë kam nënshkruar Rambujenë, të tjerë kanë qenë kundër. Kosova sot ka institucionet e veta të zgjedhura, institucione që kanë shpallur edhe pavarësinë, Kosova është autonome në vendimarrje. Këshilla ime për lidershipin në Shqipëri, është të afrohen më shumë me njëri tjetrin dhe Kosovën ta lënë rehat.

Sigurisht, duhet të punojmë ngushtë për integrimin Europian, integrime edhe kombëtare. Shqipëria në pozicionin e saj duhet të jetë e qartë dhe do të jetë, të jesh i sigurtë”, u shpreh Thaçi.