MENU
klinika

Postimi

Takim në Vlorë/ Rama u përgjigjet akuzave: S’është miting o…

15.02.2019 - 14:50

Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës, sipas së cilës kabineti i Bashkisë Vlorë i ka nisur administratës vendore mesaz për të siguruar pjesëmarrje masive në takimin e Ramës nesër.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se takimi i nesërm nuk është mitin, por dialog qytetar.

“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit“, shkruan Rama.